Java e fundit ka qenë e mbarë për ekipin e meshkujve të volejbollit të Vllaznisë të cilët kanë fituar në Shkodër ndeshjen e rradhës. Përballë tij ka qenë ekipi i Elbasanit dhe fitorja nuk është vënë për asnjë moment në dyshim teksa në fund të ndeshjes janë fiksuar shifrat 3-0. Seti i parë ka dhuruar rezultatin 25-15, i dyti 25-11 dhe i treti 25-17. Me këtë fitore, Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja duket se është një nga pretendentet kryesore për titullin kampion. Nëse meshkujt kanë fituar, vajzat e trajneres Sadije Gogaj kanë humbur në Tiranë ndaj Partizanit në të njëjtat shifra, 0-3.