Batutat e tij nuk kanë të sosur. Humoristi i njohur shkodran Nexho Shabani që njihet edhe si tifoz i zjarrtë i Vllaznisë natyrisht që e ka ndjekë me shqetësim edhe dëmtimin e dy futbollistëve, Popoviç të Vllaznisë dhe Dimos së Bylisit në ndeshjen e së shtunës. Pyetja e parë që u ka bërë ai gazetarëve dje ka qenë: “Si janë? Dhe kur ka mësuar se gjendja e tyre është përmirësuar, ka lëshuar edhe batutën e tij: “Është ba edhe futbolli si motoçiklizmi, sport i rrezikshëm. As në fushën e futbollit nuk je ma i sigurtë. Mund të humbësh jetën në çdo moment”. Ai e ka lidhur atë çfarë ndodhi të shtunën në ndeshjen Vllaznia- Bylis me humbjen e jetës së motoçiklistit italian Simonçeli pak kohë më parë dhe nuk mund të ketë ndoshta shumë ngjashmëri por Dimo të paktën të shtunën ka patur një moment kritik për jetën e tij