Kupa e FSHV-së starton më 21 shtator. Merr pjesë edhe Vllaznia

0

Pas Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra, do të startojë ajo për meshkuj. Ndeshjet e kësaj kupe do nisin më 21 shtator dhe në të do marrin pjesë 4 ekipet më të mira të sezonit të fundit, pra Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Sipas një kalendari paraprak në ndeshjet gjysmëfinale, ekipit shkodran do t'i duhet të ndeshet me kampionët në fuqi të Studentit. Ndeshja do të luhet në orën 18.00 të datës 21 shtator pra në një nga sallat e pallatit të sportit "Asllan Rusi".

Kampionatet e moshave në tetor. Vllaznia edhe me vajzat

0

Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur edhe shortin e kampionateve kombëtare të të rinjve dhe të rejave dhe e ka publikuar atë. Nga sa bëhet e ditur, ka shumë më tepër interes për kampionatin e të rejave. Janë rregjistruar për të marrë pjesë, po ashtu janë tashmë edhe pjesë e kalendarit plot 24 ekipe ndër të cilët edhe Vllaznia. Këto skuadra janë ndarë në 5 grupe dhe secili prej tyre do ketë nga 5 skuadra me përjashtim të grupit C ku merr pjesë Vllaznia. Ky grup do të ketë 4 skuadra teksa përveç asaj shkodrane janë edhe Minatori i Rrëshenit, Korabi i Peshkopisë dhe Iliria e Fushë Krujës.

Endri Jukni lë Teutën dhe bashkohet sërish me Vllazninë

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka bërë një përforcim të rëndësishëm në merkaton e verës. Më mirë të themi ka qenë një rikthim i rëndësishëm i volejbollistit Endri Jukni. Ai në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit ndërkohë që tashmë kthehet të luajë për skuadrën e qytetit të tij. Natyrisht që ky është një lajm i mirë për trajnerin Artan Kalaja sepse njihen vlerat e këtij sportisti. Me ardhjen e Juknit, ekipi shkodran është përforcuar jo pak dhe për rrjedhojë edhe në sezonin e ri sërish do ketë pretendime të larta. Që do të thotë, do të kërkojë të jetë në mes ekipeve më të mira të vendit që do jenë në garë për titullin kampion.

Arsen Marashaj, një shkodran trajner volejbolli në Francë

0

Në pamje të parë ky emër nuk të thotë shumë gjë. Kuptohet që edhe ata që janë tifozë mund të kenë të drejtë sepse protagonisti i këtij shkrimi është larguar nga Shqipëria vetëm 19 vjeç. Pikërisht drejt Francës, për t'u shkolluar jo në ndonjë degë tjetër por sërish brenda sportit të tij të preferuar, atë të volejbollit. Historia e shkodranit Arsen Marashaj është shumë interesante. Fillon të luajë në Francë por e sheh që askush nuk e ka ndër mend t'i bëjë një ftesë për në kombëtare dhe i mërzitur për këtë fakt, merr zotimin të bëhet vetë trajner. Në mënyrë që nëse një ditë, atij do t'i krijohet mundësia të drejtojë kombëtaren shqiptare, të ftojë për të luajtur në rradhët e saj gjithë ata sportistë që e meritojnë. Nga Parisi, Marashaj pranon të flasë për gazetën online shkodrasport.com duke dhënë këtë intervistë:

Rrahishta: Vllaznia s’meritonte më shumë se finalen e të rinjve

0

Humbja në finale ndaj ekipit "Farka Volej" nuk i ka lënë ndonjë shije shumë të hidhur trajnerit të ekipit të të rinjve të Vllaznisë në volejboll Mirjan Rrahishta. Ai ka qenë i vetëdijshëm për diferencën me ekipin kampion. Ndoshta jo në cilësi por në organizim dhe në mbështetje. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, ai do të shprehej: "Sigurisht që e prisja një humbje të tillë sepse në pamje të parë diferencat mes dy ekipeve ishin të mëdha. Diferenca që dalloheshin që në pamje të jashtme të sportistëve. Sportistët e Vllaznisë me rroba civile, ata të Farkës me kostume sportive cilësore.

Vllaznia humb finalen ndaj Farka Volej 1-3. Shpallet nënkampione

0

Volejbollistët e rinj të Vllaznisë nuk kanë arritur të fitojnë dot titullin kampion për vitin 2012. Ata janë mundur në finale nga ekipi “Farka Volej” me rezultatin 3-1. Para se të mbërrinte në finale, ata kanë luajtur ditën e shtunë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Elbasanit duke fituar të drejtën të diskutonte titullin kampion një ditë më pas. Ndeshja finale e kampionatit është luajtur pasditen e së dielës në Tiranë dhe është kontrolluar nga tiranasit. Ata kanë fituar setin e  parë në shifrat 25-16 e po ashtu edhe të dytin 25-15. Në të tretin janë shkodranët që ndryshojnë diçka në lojën e tyre dhe për rrjedhojë e fitojnë atë në shifrat 25-21.

Vllaznia siguron finalen e të rinjve. Nesër ndaj “Farka Volej”

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për të rinj ka mundur pasditen e sotme Elbasanin në ndeshjen gjysmëfinale të play off-it dhe ka siguruar në këtë mënyrë daljen në finale të këtij kampionati. Ndeshja me elbasanasit është shoqëruar nga një rivalitet, madje kanë qenë ata që kanë fituar setin e parë në shifrat 25-20. Ky set i humbur i ka mobilizuar djemtë e trajnerit Mirjam Rrahishta që kanë barazuar shifrat pas setit të dytë, të cilin e kanë fituar me rezultatin 25-18. Në setin e tretë ka patur një garë të fortë por në fund kanë fituar shkodranë me rezultatin 25-22 ndërsa në të katërtin nuk ka patur shumë histori dhe Vllaznia e ka fituar atë 25-14 dhe krejt ndeshjen me sete 3-1.

Vllaznia- Elbasani në gjysmëfinale për të rinjtë në Tiranë

0

Faza finale e kampionatit të volejbollit për të rinj në këtë sezon, do të zhvillohet në Tiranë, pikërisht në sallën "Fahrie Hoti". FSHV-ja ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të kësaj faze që do jenë 26-27 maj. Katër skuadrat e kulifikuara për në këtë fazë janë Vllaznia, Farka Volej, Elbasani dhe Tirana. Janë përcaktuar njëkohësisht edhe çiftet gjysmëfinaliste teksa Vllaznia do të ndeshet me  Elbasanin, më datën 26 maj në orën 16.00 ndërsa dy orë më vonë atë ditë do luajë edhe çifti tjetër, Farka Volej- Tirana.

Katër volejbollistë shkodranë grumbullohen në Kombëtare

0

Në grumbullimin e rradhës të kombëtares shqiptare në volejboll për meshkuj, trajneri Ylli Tomori, në listën e 22 kandidatëve, ka thirrur edhe katër volejbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për Nikolin Qafarenën, Ditmir Rrashketën, Arion Çunin dhe Renato Kolën. Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy ndeshjet e turit të parë eliminator të Kampionatit Europian teksa në datat 12 dhe 19 maj do të zhvillojë dy ndeshje me Britaninë e Madhe. Nga katër volejbollistët shkodranë, tre prej tyre luajnë në Shqipëri ndërsa Çuni luan në kampionatin francez. Rrashketa luan me ekipin kampion të Studentit, Kola me Teutën dhe Qafarena me Vllazninë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI