Vllaznia në volejboll për femra, e nis me humbje
Vajzat volejbolliste shkodrane e kanë nisur me humbje kampionatin e ri kombëtar teksa janë mundur në Shkodër 3-0 nga Teuta. Setet kanë dhuruar këto rezultate: 15-15, 14-25 dhe 19-25. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë munduar të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje të parë me të rriturat megjithatë mungesa e përvojës, mosha e tyre e re dhe shumë faktorë të tjerë, i kanë privuar nga ndonjë rezultat tjetër në këtë takim. Përveç kësaj ka munguar edhe lojtarja më e mirë e ekipit, organizatorja Ana Gjelaj, , për një fatkeqësi familjare dhe kjo e ka shtuar edhe më shumë vështirësinë e këtij ekipi për të marrë një rezultat pozitiv ndaj durrsakeve. Megjithatë e rëndësishme është që ky ekip kthehet të konkurrojë sërish pas gati 15 vjetësh me të rriturat. Meritë kjo e kësaj trajnereje por edhe e vajzave volejbolliste që janë Ana Gjelaj, Kledisa Vucaj, Shqipe Molla, Plavia Petëza, Albana Vistaraj, Diana Vistaraj, Arjeta Rranxa, Amelda Shestani, Paula Koçeku e Sabina Kraja. Javën e ardhshme Vllaznia do të presë sërish në Shkodër ekipin e Korabit të Peshkopisë.