Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arrritur të marrë fitoren e parë në kampionat pas plot 16 vjetësh. Ai ka mundur sot paradreke ekipin e Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3-1. Ndeshja ka qenë e dominuar tërësisht nga vajzat shkodrane që kanë mbyllur punë shpejt. Seti i parë është fituar nga Vllaznia në shifrat 25-14 e po me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti i dytë. Me fitoren e këtij seti, u duk sikur Vllaznia do mbyllte punë shpejt edhe me setin e tretë por volejbollistet e saj lëshuan në lojë dhe për rrjedhojë ishin dibranet që e fituan atë në shifrat 25-17. Humbja e këtij seti i ka bërë mirë vendasve që korigjojnë gabimin në setin e katërt duke e  fituar atë 25-15 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Në arritjen e kësaj fitoreje natyrisht një rol të rëndësishëm ka luajtur organizatorja dhe kapitenia e ekipit Ana Gjelaj. Ajo ka një rol të rëndësishëm në këtë skuadër dhe mungesa e saj në ndeshjen e javës së kaluar, natyrisht që u ndje në atë humbje ndaj Teutës. Nderkohe sot ishte tjeter histori. Nje skuader me e organizuar e cila mbrojtjen e kishte nder pikat e saj me te forta por edhe ne aspektet e tjera te lojes, gjerat kane shkuar mire dhe per rrjedhoje ka ardhur fitorja. Me kete fitore, Vllaznia duket e sigurte qe do zere nje vend ne teteshen e skuadrave me te mira te kampionatit per te hyre ne fazen e dyte te tij. Trajnerja Sadije Gogaj eshte dukur e kenaqur me suksesin e sotëm dhe në këtë mënyrë sheh më përpara për të synuar ndonjë tjetër fitore në ndeshjet e ardhshme, çka do ishte nje sukses i madh për këtë ekip të sapokrijuar dhe të mbushur me vajza të reja, pa eksperience por me shumë dëshirë për të rikthyer volejbollin shkodran të femrave sërish në nivele të larta.