Një pikë në Krujë ditën e dielë, ndaj skuadrës vendase, s’do të konsiderohej humbje për Vllazninë. Një fitore do të thoshte shumë, duke mos u mundur në “kalanë” e këtij qyteti, që është tepër e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, aq më tepër ndaj një kundërshtari të përforcuar këtë sezon me element cilësor, si Kastrioti. Gjithsesi shkodranët s’duhet të dalin të humbur nga “kalaja” e Krujës këtë javë pastaj cdo rezultat tjetër, qoftë barazim apo humbje, me të drejtë dotë konsiderohet i favorshëm, por edhe objektiv i arritur plotësisht nga kuqeblutë. Krutanët vijnë në këtë ndeshje me vetëm tre pikë, pasi kanë fituar javën e parë me Pogradecin 4-0, por janë mundur në dy ndeshjet pasardhëse 2-3 nga Tirana, në Krujë dhe 3- nga Flamurtari në Vlorë. Ndërsa Vllaznia ka dy fitore të bukura, me të njëjtin rezultat 3-1 ndaj Laçit dhe Teutës në Shkodër, ndërsa në javën e dytë është mundur 1-0 në Kamëz, nga skuadra vendase. Kështu, që përballja e së dielës, në stadiumin e Krujës, pritet që të jetë shumë interesante mes Kastriotit dhe Vllaznisë, ku secila prej ekipeve kërkon të marrë pikët maksimale. Shkodranët janë të plotë me kontigjentin e lojtarëve të tyre, ku tekniku Josa ka edhe mundësi të shumtë përzgjedhjeje për formacionin, sikurse edhe alternative jo të pakta nga stoli i rezervave, ndryshe, nga tre ndeshjet e kaluara. Gjithsesi për kuqeblutë nuk mund të konsiderohet një sfidë e lehtë, ndonëse mundësitë dhe shanset i kanë për të marrë një rezultat sa më pozitiv.