Volejbollistet e Vllaznisë në përgatitjet e fundit për kampionat

0
Puna ka nisur prej muajsh megjithatë tashmë çdo gjë duket se tashmë po shkon drejt përgatitjeve të fundit për nisjen e kampionatit të ri. Volejbollistet e Vllaznisë nën drejtimin e dyshes së trajnerëve Mark Kroqi e Adrian Mikopli, janë...

Stela Kiri, volejbollistja që premton shumë për të ardhmen

0

Mjafton të ishe prezent në ndeshjen e djeshme finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut dhe padyshim lojtarja që ka spikatur ka qenë nr.1 i ekipit shkodran. Bëhet fjalë për Stela Kirin, e cila luan në rolin e liberos dhe me paraqitjen e saj ka merituar shumë duartrokitje nga sportdashësit e shumtë të pranishëm në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Mënyra si ajo luante, hedhjet e saj në parket për të mos lënë asnjë top që të prekte fushën, kanë bërë për vete të gjithë.

Vllaznia e volejbollit të të rejave në finale të kupës ‘Rinia’

0
Vllaznia ne volejboll per te reja ka bere mire edhe ne Kupen "Rinia", aktivitet ky qe eshte duke u organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit ne kete periudhe te nderprerjes se kampionatit. Ajo ka luajtur sot ndeshjen gjysmefinale te kesaj...

Kola e Jukni, shkodranët që shkëlqejnë në Durrës

0

Dy volejbollistë shkodran kanë marrë trofeun e tyre të parë në karrierën sportive me të rriturit. Edhe pse të dy kanë shumë vite që bejne sport kanë arritur që të sigurojnë suksesin e tyre të parë. Bëhet fjalë për volejbollistët Renato Kola dhe Endri Jukni. Të dy këta tashmë me ekipin e Teutës pak ditë më parë fituan Kupën e Federatës këtë vit me emrin “Juxhin Guza” në nder të ish-volejbollistit durrsak që humbi jetën tragjikisht me 12 shtator.

Faza e tretë e kampionatit nis me Studenti- Vllaznia

0

Ditën e nesërme, nis faza e tretë e kampionatit kombëtare të volejbollit për meshkuj. Në ndeshjen e parë të kësaj faze, Vllaznia do të ndeshet me Studentin kryesues dhe takimi do luhet të shtunën në ora 18.00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit. Skuadra shkodrane e trajnerit Artan Kalaja vjen në këtë fazë të tretë pas merkatos së dimrit por pa asnjë ndryshim në rradhët e saj. Ajo nuk ka patur mundësi financiare për të marrë ndonjë volejbollist tjetër e për t'u përforcuar dhe për rrjedhojë do luajë sërish me të njëjtët sportistë që ka patur deri në dhjetor. Nga ana tjetër, Studenti kryesues, ndonëse ndodhet në vend të parë, sërish ka bërë përforcime duke marrë dy të huaj.

Vllaznia- Buduçnost 2-3 në një miqësore me shumë emocione

0

Një ndeshje shumë interesante ka qenë ajo e zhvilluar pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mes ekipeve të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë dhe të Buduçnostit të Podgoricës. Malazezët e kanë fituar këtë miqësore me rezultatin 3-2 megjithatë më shumë sesa rezultati vlen të theksohet rivaliteti që e ka shoqëruar këtë ndeshje nga fillimi e deri në fund. Loja ka patur përmbysje shifrash dhe kjo ka dhuruar jo pak emocione. Seti i parë është fituar nga Buduçnosti në shifrat 25 me 17. Ai do fitonte edhe setin e dytë 25 me 19 dhe u krijua ideja se do ta fitonte krejt ndeshjen me shifrat e përgjithshme të seteve 3-0.

Sot gjysmëfinalja e parë, Vllaznia e 42 milionë lekëve, përballë Skënderbeut të 370 milionëve!!!

0
Do te nisin pasditen e sotme ndeshjet e turit gjysmefinal te kampionatit kombetar te volejbollit per femra. Sfida e pare do te jete ajo qe do te zhvillohet ne Korçe ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise, ndersa tjera do te...

Korabi e nis me humbje kampionatin. Mundet nga Partizani 1-3

0

Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë,u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Partizanit. Para fillimit të takimit me rastin e fillimit të sezonit të ri volejbollistik nga drejtuesit e KS Korabi u zhvillua një ceremoni hapje shumë interesante. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i KS Korabit, z.Bashkim Lala i cili u uroi suksese të dy ekipeve ndërsa volejbollistet vendase u dhuruan buqeta me lule mikeshave nga Tirana, gjyqtarëve dhe të dy stafeve drejtuese.

Volejboll femra: Vllaznia mundet 0-3 nga Tirana

0

Pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është luajtur ndeshja e rradhës e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Kuptohet që epërsia ka qenë në favor të vajzave kryeqytetase që kanë fituar pa shumë mund me rezultatin 3-0.

VIDEO/ Mbyllet në vetëm 60 minuta, Vllaznia mundet sërish nga Partizani dhe mbyll kampionatin

0
Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka mbyllur pasditen e sotme kampionatin e saj. Ajo eshte mundur edhe ne ndeshjen e dyte gjysmefinale ndaj Partizanit me te njejtin rezultat 0-3 dhe i ka dhene fund pretendimeve te saj. Djemte kuqeblu...