Vllaznia humb gjysmëfinalen e parë të play-off ndaj Tiranës
Vllaznia në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit. Ndonëse ka luajtur në Shkodër, ajo është mundur 1-3 nga ekipi I Tiranës dhe tashmë vështirësitë për të kaluar në finale janë më të mëdha për djemtë e trajnerit Kalaja ngaqë takimi I dytë, ai përcaktues për këtë gjë, do të luhet të shtunën në Tiranë. Ndeshja në fakt ka patur shumë emocione. Në setin e parë ka patur shumë rivalitet dhe në shtesë ka fituar Tirana 29 me 27. Në të dytin është Vllaznia që fiton 25 me 22 duke barazuar shifrat e seteve dhe kur pritej që në setin e tretë të ishte ajo sërish fituese ngaqë udhëhiqte me 7 pikë epërsi, disa gabime të njëpasnjëshme bëjnë që Tirana të fitojë 25 me 22. Vllaznia- Tirana, nesër gjysmëfinalja e parë e play off-it
Kampionati kombëtar I volejbollit për meshkuj ka hyrë në fazën më interesante të tij. Pikërisht sot dhe nesër do të nisë plej- ofi, faza e cila do të përcaktojë më pas edhe verdiktin kryesor të kampionatit, atë se kush do të shpallet kampion I vendit. Sfida e parë gjysmëfinale do të jetë ajo Studenti- Farka Volej ndërsa që sfida tjetër do të luhet pasditen e së mërkurës në Shkodër. Përballë Vllaznisë do të jetë ekipi I Tiranës dhe ndeshja do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në orën 18.00. Ajo pritet me interes në rradhët e tifozërisë shkodrane e cila po e ndjek me interes ecurinë e ekipit të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja I cili pretendon titullin kampion këtë sezon. Vllaznia dështon ndaj Studentit. Tashmë është e dyta
Vllaznia në volejboll për meshkuj ndryshe nga sa pritej, ka zhgënjyer në përballjen direkte me ekipin e Studentit duke e humbur atë me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, nisur edhe nga rëndësia e saj, kishte sjellë shumë tifozë dhe njëkohësisht edhe drejtues të lartë të pushtetit lokal, gjithnjë me pritshmërinë e një rezultati pozitiv për shkodranët. Por nuk ka ndodhur kështu. Vllaznia jo vetëm që nuk ka fituar por edhe nuk ka bindur me lojën që ka zhvilluar duke mos arritur të rivalizojë për asnjë moment me ekipin e Studentit. Vllaznia fiton 3-2 ndaj Tiranës. Rradha për Studentin tashmë
Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Ajo ka fituar Brenda në kryeqytet ndaj njërës prej skuadrave rivale në luftën për titullin kampion, pikërisht ndaj Tiranës, me rezultatin 3-2. Takimi I zhvilluar në palestrën sportive “Fahrije Hoti” ka dhuruar shumë emocione. Seti I parë është fituar nga bardheblutë me rezultatin 25 me 21 ndërkohë që seti I dytë është fituar nga Vllaznia 25 me 22. Në këtë mënyrë është barazuar numri I seteve ndërkohë që në të tretin është sërish Tirana që fiton 25 me 10 por shkodranët kanë reaguar sërish duke fituar të katërtin në shifrat 25 me 19. Vllaznia- Buduçnost 2-3 në një miqësore me shumë emocione
Një ndeshje shumë interesante ka qenë ajo e zhvilluar pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mes ekipeve të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë dhe të Buduçnostit të Podgoricës. Malazezët e kanë fituar këtë miqësore me rezultatin 3-2 megjithatë më shumë sesa rezultati vlen të theksohet rivaliteti që e ka shoqëruar këtë ndeshje nga fillimi e deri në fund. Loja ka patur përmbysje shifrash dhe kjo ka dhuruar jo pak emocione. Seti i parë është fituar nga Buduçnosti në shifrat 25 me 17. Ai do fitonte edhe setin e dytë 25 me 19 dhe u krijua ideja se do ta fitonte krejt ndeshjen me shifrat e përgjithshme të seteve 3-0. Vllaznia- Buduçnost, tjetër miqësore nesër në Shkodër
Vllaznia dhe Buduçosti I Podgorices do te zhvillojne nje tjeter ndeshje miqësore. Ajo do luhet pikërisht të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Duket se ka qenë fitorja e shkodranëve në Podgoricë javën e kaluar, ajo që ka ngacmuar malazezët për të kërkuar këtë miqësore të tretë. Siç kemi bërë të ditur më parë, në mes dy ekipeve janë zhvilluar edhe dy miqësore të tjera. E para u pat zhvilluar në Shkodër dhe Buduçnosti e fitoi atë me rezultatin 3-0 . Në të dytën të zhvilluar javën e kaluar në Podgoricvë, kuqeblutë luajtën më mirë dhe fituan me rezultatin 3-1 duke dominuar ndaj kundërshtarit në të gjitha drejtimet. Nikolin Qafarena: Vllaznia, mendjen vetëm tek titulli kampion

Ai është një nga volejbollistët më të mirë të ekipit të Vllaznisë por njëkohësisht edhe pjestar i "10 sportistëve më të mirë" të klubit shkodran për vitin 2013. Nikolin Qafarena po mundohet që bashkë me pjesën tjetër të ekipit të realizojë ëndërrën e madhe, atë të sjelljes për herë të parë në historinë e volejbollit shkodran të një titulli kampion në këtë qytet. "Jemi të karikuar në maksimum për të bërë më të mirën e mundshme që skuadra sivjet të shpallet për herë të parë në historinë e saj kampione e Shqipërisë.
Vllaznia për meshkuj tjetër fitore ndërsa femrat humbasin
Një fitore dhe një humbje kanë arritur sot ekipet e volejbollit të Vllaznisë. Të dy ato, kanë luajtur në Shkodër teksa femrat kanë pritur UMB Volej ndërsa meshkujt Skënderbeun. Këta të fundit kanë fituar 3-0 ndaj korçarëve ndërsa femrat kanë humbur me të njëjtin rezultat. Vllaznia mund Buduçnostin 3-1 në miqësoren e Podgoricës
Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur të fitojë 3-1 ndeshjen miqësore që ka luajtur me ekipin e Buduçnostit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit të Podgoricës dhe është dominuar nga fillimi në fund prej shkodranëve. Madje edhe seti i vetëm i fituar nga malazezët ka qenë më tepër një "dhuratë" e Vllaznisë me disa gabime të panevojshme të volejbollistëve të saj. Sipas informacioneve që na jep shefi i klubit Vllaznia, ish- volejbollisti i njohur Mark Kroqi, i cili ka qenë me ekipin në Podgoricë por edhe nga kordinatori i këtij ekipi Ardian Zaganjori, Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të përkryer. VOLEJBOLL: LIBRI I ARTE I KUPES SE SHQIPERISE MESHKUJ
LIBRI I ARTE- KUPA E SHQIPERISE (MESHKUJ):
1955 PARTIZANI
1956 DINAMO
1957 SPARTAKU
1958 17 NENTORI
1959 PARTIZANI
1960 PARTIZANI
1961 DINAMO
1962 DINAMO
1963 PARTIZANI
1964 17 NENTORI
1965 DINAMO
1966 DAJTI
1967 DINAMO
1968 DINAMO
1969 VLLAZNIA
1970 ...
















