Vllaznia për femra e nis me humbjen kampionatin. Mundet nga Tirana

0

Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", shorti u kishte rezervuar një kundërshtar të vështirë, pikërisht Tiranën e drejtuar nga Adrian Goreza. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë mundur të bëjnë më të mirën e tyre por nuk kanë mundur të shmangin dot humbjen. Vetëm në setin e tretë ato kanë arritur të rivalizojnë në njëfarë mënyrë teksa kanë shënuar 19 pikë ndërsa në dy të parët ato nuk kanë shënuar veçse 13 dhe 9 pike.

Vllaznia e meshkujve eliminohet në gjysmëfinale të Kupës

0
Janë zhvilluar dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë dy ndeshjet gjysmëfinale, të vlefshme për Kupën e Federatës në volejboll për meshkuj. Studenti- Skënderbeu dhe Tirana-Vllaznia kanë luftuar mes tyre për të prerë një biletë për në...

Volejbolli, sezoni nis me ndeshjet e Kupës së Federatës

0

Federata Shqiptare e Volejbollit ka zbardhur çiftet e Kupës së Federatës për femra dhe meshkuj, aktivitet që çel sezonin e ri sportiv 2013- 2014. Sipas FSHV-së, të parat janë femrat që zbresin në parket, ndeshjet e të cilave do të zhvillohen më datat 2-3 tetor në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit me çiftet Teuta-UMB Volej dhe Tirana- Skënderbeu. Pas një jave, kalendari vijon me meshkujt më 9- 10 tetor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet (salla numër 2). Skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë Tirana-Vllaznia dhe Studenti- Skënderbeu, ndërsa bie në sy mungesa e Teutës e pezulluar me një vit pas bojkotit në finalen e “play off”-it të sezonit të kaluar.

4 volejbollistë të Vllaznisë në kampionatet ballkanike të “beach volley”

0

Volejbollistet shkodrane do jene protagonistë të ekipeve kombëtare në aktivitetet ndërkombëtare të beach volejt që do të zhvillohen në ditët e ardhshme.  Kështu dyshja e Vllaznisë Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volejt . Dy shkodranet, pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise, do te nisen diten e merkure me 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga .  Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si çdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipeve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . Ndërkohë dyshja tjetër e përbërë nga Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volejt ne Ballkaniaden  e 23 vjeçarëve.

Ylli Tomori largon tre shkodranët nga grumbullimi i kombëtares

0

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj është e grumbulluar prej ditësh në Tiranë në prag të ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Botëror. Në rradhët e saj kanë qenë 18 volejbollistë por nga dita e djeshme, ka "patur shkurtime" në rradhët e saj. Nuk do jenë më në këtë grumbullim dhe interesant është fakti se nga 4 volejbollistët e larguar nga trajneri Ylli Tomori, tre janë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Niko Qafarenën, Atrid Milotin dhe Klaudio Qeraxhinë. Në kushte të tilla, tashmë në kombëtare nuk ka më asnjë volejbollist të Vllaznisë.

Ana Gjelaj emërohet z/ trajnere e ekipit të femrave të Vllaznisë

0

Kapitenia dhe lojtarja më me përvojë e ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë, Ana Gjelaj, që nga dita e djeshme është emëruar edhe si zëvendëstrajnere e këtij ekipi. Lajmi është konfirmuar për gazetën shkodrasport.com nga vetë shefi i klubit Vllaznia Mark Kroqi. Në këtë mënyrë tashmë stafi drejtues i këtij ekipi është kompletuar me emërimin e Gjelajt në këtë detyrë teksa bashkë me trajneren Sadije Gogaj, do ta drejtojnë këtë ekip natyrisht me pretendime të reja në sezonin e ri. Në sezonin e fundit Vllaznia e mbylli në vendin e gjashtë megjithatë objektivat janë për t'u ngjitur në renditje.

3 volejbollistë të Vllaznisë në kombëtare për kualifikueset

0
Tre volejbollistë të Vllaznisë janë grumbulluar në kombëtare për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014. Bëhet fjalë për Nikolin Qafarenën, Atrid Milotin dhe Klaudio Qeraxhinë. Ka qenë trajneri i Kombëtares së Volejbollit për meshkuj, Ylli Tomorri, ai që ka...

VOLEJBOLL: LIBRI I ARTE I SKUADRAVE KAMPIONE- MESHKUJ

0
Skuadra kampione të Shqipërisë në volejboll për meshkuj: 1946     Lokomotiva1947     17 Nëntori1948     17 Nëntori1949     17 Nëntori1950     Partizani1951     Lokomotiva1952     Partizani1953     Partizani1954     Partizani1955     Partizani1956     Dinamo1957     17 Nëntori1958     Partizani1959     Partizani1960     Partizani1961     Partizani1962     Partizani1963     Lokomotiva1964     Dinamo1965     Dinamo1966     Dinamo1967     Dinamo1968-69 Dinamo1969-70 Dinamo1970-71 Dinamo1971-72 Dinamo1972-73...

Vllaznia për të rinj, e katërta pas 10 javësh kampionat

0

Nga një ekip i pathyeshëm deri dy vite më parë, tashmë të rinjtë e Vllaznisë në volejboll nuk janë më të tillë. Aktualisht, në kampionatin aktual të këtij sezoni, pas 10 javësh kampionat, kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje dhe të humbin 4 të tjera. Me këtë ecuri të deritanishme, Vllaznia për të rinj renditet në vendin e katërt me 19 pikë, shumë larg tre vendeve të para që zotërohen nga Farka Volej (30 pikë), Elbasani (26 pikë) dhe Tirana (25 pikë). Në ndeshjen e javës së fundit, atë të luajtur tre ditë më parë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirjan Rrahishta kanë luajtur në Tiranë ndaj Studentit dhe kanë fituar 3-1.

Ana Gjelaj grumbullohet në kombëtare nga trajneri Gurabardhi

0

Trajneri i kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave Hasan Gurabardhi ka grumbulluar në këtë ekip edhe volejbollisten e Vllaznisë Ana Gjelaj. Pasuesja e këtij ekipi konsiderohet ndër më të mirat e kampionatit dhe për rrjedhojë, është thirrur nga ana e tij në një zbor dyditor që kombëtarja do zhvillojë. Trajneri Gurabardhi ka thirrur në këtë zbor plot 24 sportiste dhe pikërisht në bazë të paraqitjeve të tyre dhe formës që do tregojnë ato, do të bëjë edhe përzgjedhjen e 14 vajzave që do formojnë pastaj ekipin tonë kombëtar për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror që do zhvillohen në datat 23-26 maj në Ukrainë ku përveç kombëtares së këtij vendi, asaj të Shqipërisë, do jenë edhe edhe kombëtaret e Moldavisë dhe Hungarisë.