Ana Gjelaj emërohet z/ trajnere e ekipit të femrave të Vllaznisë

Kapitenia dhe lojtarja më me përvojë e ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë, Ana Gjelaj, që nga dita e djeshme është emëruar edhe si zëvendëstrajnere e këtij ekipi. Lajmi është konfirmuar për gazetën shkodrasport.com nga vetë shefi i klubit Vllaznia Mark Kroqi. Në këtë mënyrë tashmë stafi drejtues i këtij ekipi është kompletuar me emërimin e Gjelajt në këtë detyrë teksa bashkë me trajneren Sadije Gogaj, do ta drejtojnë këtë ekip natyrisht me pretendime të reja në sezonin e ri. Në sezonin e fundit Vllaznia e mbylli në vendin e gjashtë megjithatë objektivat janë për t'u ngjitur në renditje.
3 volejbollistë të Vllaznisë në kombëtare për kualifikueset
VOLEJBOLL: LIBRI I ARTE I SKUADRAVE KAMPIONE- MESHKUJ
Vllaznia për të rinj, e katërta pas 10 javësh kampionat

Nga një ekip i pathyeshëm deri dy vite më parë, tashmë të rinjtë e Vllaznisë në volejboll nuk janë më të tillë. Aktualisht, në kampionatin aktual të këtij sezoni, pas 10 javësh kampionat, kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje dhe të humbin 4 të tjera. Me këtë ecuri të deritanishme, Vllaznia për të rinj renditet në vendin e katërt me 19 pikë, shumë larg tre vendeve të para që zotërohen nga Farka Volej (30 pikë), Elbasani (26 pikë) dhe Tirana (25 pikë). Në ndeshjen e javës së fundit, atë të luajtur tre ditë më parë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirjan Rrahishta kanë luajtur në Tiranë ndaj Studentit dhe kanë fituar 3-1.
Ana Gjelaj grumbullohet në kombëtare nga trajneri Gurabardhi
Trajneri i kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave Hasan Gurabardhi ka grumbulluar në këtë ekip edhe volejbollisten e Vllaznisë Ana Gjelaj. Pasuesja e këtij ekipi konsiderohet ndër më të mirat e kampionatit dhe për rrjedhojë, është thirrur nga ana e tij në një zbor dyditor që kombëtarja do zhvillojë. Trajneri Gurabardhi ka thirrur në këtë zbor plot 24 sportiste dhe pikërisht në bazë të paraqitjeve të tyre dhe formës që do tregojnë ato, do të bëjë edhe përzgjedhjen e 14 vajzave që do formojnë pastaj ekipin tonë kombëtar për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror që do zhvillohen në datat 23-26 maj në Ukrainë ku përveç kombëtares së këtij vendi, asaj të Shqipërisë, do jenë edhe edhe kombëtaret e Moldavisë dhe Hungarisë. Vllaznia për meshkuj nuk ia del të shkojë në finale këtë sezon
Ekipi I volejbollit të meshkujve të Vllaznisë nuk do të mundet të dalë në finalen e plej- ofit të këtij sezoni. Ai e ka humbur edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale, atë të luajtur pasditen e së premtes në Shkodër me Teutën e Durrësit. Ashtu si në takimin e parë, edhe këtë herë takimi ka patur jo pak rivalitet. Madje ka qenë Vllaznia ajo që e ka nisur më mirë atë teksa ka fituar setin e parë me shifrat 25- 18. U duk se me fitoren e këtij seti gjërat do ishin më të lehta për të por nuk do të ndodhte kështu. Vllaznia humb 1-3 ndeshjen e parë gjysmëfinale me Teutën
Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të plej-ofit te kampionatit kombëtar, atë të luajtur mbrëmjen e së martës në Durrës ndaj Teutës vendase me rezultatin 3-1. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, e shoqeruar me rivalitet deri në setin e fundit. I pari është fituar nga Teuta me rezultatin 25 - 22 por gjithçka është barazuar në setin e dytë që fitohet nga Vllaznia në shtesë 27 - 25. Barazimi 1-1 I seteve dha shpresën se mund të fitohej kjo ndeshje dhe kjo shpresë u mbajt gjallë edhe në setin e tretë që u shoqërua sërish nga një rivalitet I madh por në fund ishin durrsakët që fituan 25 - 23. Nesër Teuta- Vllaznia, sfida e parë e gjysmëfinaleve të play off-it
Pasditen e nesërme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit do të luhet ndeshja e parë e turit gjysmëfinal të play off-it në volejboll për meshkuj në mes ekipeve të Teutës dhe Vllaznisë. Kjo ndeshje do të nisë në orën 18.00 dhe sipas skemës të paracaktuar skuadra e vendit të parë (Teuta) do të ndeshet me atë të vendit të katërt (Vllaznia). Çifti tjetër është Studenti (i dyti) me Tiranën (e treta). Shkodranët janë të vendosur për t'u përfaqësuar denjësisht në këto ndeshje gjysmëfinale paçka se nuk janë të favorizuar shumë nga shorti. Ndeshja e dytë do të luhet më datë 22 mars, po në orën 18.00 por këtë herë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Vllaznia për femra mundet nga Teuta dhe i jep fund kampionatit
Vllaznia fiton ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Skënderbeut

Ditën e sotme kanë nisur ndeshjet e turit çerekfinal të kampionatit kombëtar të volejbollit të meshkujve. Sipas kalendarit të përcaktuar, Vllaznia do ndeshej ndaj Skënderbeut. Ndeshja e parë është luajtur në Shkodër ngaqë ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është më mirë në renditje. Për rrjedhojë, ai ka kaluar pa probleme këtë ndeshje të parë ndaj korçarëve. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga ana e tyre me rezultatin 25-21. Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti i dytë ndërkohë që në të tretin epërsia ka qenë më e madhe dhe është arritur rezultati 25-16.
















