Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECeltic shpallet kampion i Skocisë për të dytën herë radhazi dhe të...

Celtic shpallet kampion i Skocisë për të dytën herë radhazi dhe të 53-ën herë në histori

Katër javë para përfundimit të kampionatit, Celtic është shpallur zyrtarisht kampion i Skocisë. Ekipi nga Glasgow arriti të fitojë ndaj Hearts me rezultatin e pastër 2-0 në javën e 34-t të kampionatit skocez.

Furuhashi ishte ai që prishi ekuilibrat e takimit dhe më pas Hyun-Gyu Oh vulosi takimin. Me këtë fitore, Celtic u shpall matematikisht kampion i Skocisë për të 53-ën herë në histori.

Gjithashtu, ky ishte titulli i dytë kampion radhazi i Celtic në Skoci pasi edhe vitin e kaluar ata u shpallën kampion.

Në 34 javë të kampionatit, ata renditen në vendin e parë me 95 pikë të grumbulluara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments