Te Partizani vetëm pak ditë para derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës i dyti në këtë sezon, ka një çështje Alban Hoxha. Portieri ka kaluar rreth 48 orë në gjykatën e Tiranës pasi u arrestua nga policia për shkak se po i jepte makinës në gjëndje të dehur.

Ditën e martë Hoxha u lirua por ai nuk ka qenë i pranishëm në seancat e para stërvitore gjatë javës dhe për këtë arsye trajneri Skënder Gega në konferencën për shtyp përpara derbit ndaj bardhebluve ka bërë publik lajmin se kapiteni nuk do të luajë në këtë sfidë.

Për çështje teknike dhe për shkak të mungesës në stërvitje Hoxha do të lihet jashtë dhe ashtu si ndaj Flamurtarit porta e Partizanit edhe përballë Tiranës do të mbrohet nga Dashamir Xhika.

Nje vendim mese i drejte ky perderisa skuadra prej ditesh eshte pergatitur me portierin Xhika dhe nuk mund te qendronte ne pritje te Hoxhes nese do te ishte i gatshem per te luajtur apo jo.

Se sa do te ndikoje mungesa e ketij portieri ne rezultatin e ndeshjes, kjo mbetet per t’u pare tashme. Sfida me Tiranen konsiderohet shume e rendesishme ne kampin e kuq dhe patjeter qe do te synohet fitorja e saj.