Një nga mesfushorët e përfaqësueses shqiptare do t’i japë lamtumirën Greqisë në muajin janar. Bëhet fjalë për Astrit Adjareviç, i cili pasi ka festuar titullin kampion me AEK të Athinës në sezonin kaluar, do t’i japë lamtumirën këtij klubi, fatkeqësisht në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ajdareviç kërkonte prej kohësh të largohej nga AEK, por klubi nuk e lejoi në verë, kur po përballej me një krizë dëmtimesh dhe e cilësoi si një opsion rezervë në rast emergjence futbollistin, i cili kërkohej nga klubet më të njohura në Suedi, vend në të cilin është rritur.

Mesfushori ka filluar negociatat me disa prej tyre përsëri në javët e fundit ndërsa i ka kërkuar klubit vazhdimisht që ta lërë të lirë.

Dëshira e tij do të plotësohet në janar, por jo pa probleme. Në Greqi raportohet se mes Ajdareviç dhe presidentit Dimitris Melisanidis ka pasur një zënkë të mirëfilltë që ka shtyrë presidentin e klubit të përjashtojë atë nga dhomat e zhveshjeve të skuadrës, duke mos e lejuar të qëndrojë më me ekipin parë.

Ajdareviç do të vazhdoj të jetë pjesë e AEK deri në janar, por palët po negociojnë mbylljen e kontratës në mënyrë të parakohshme, pasi lojtari shqiptar kishte një marrëveshje deri në përfundim të sezonit me klubin grek. /vipsport/