Fitorja në minutën e 90 me gol të Maruan Fellaini në Ligën e Kampioneve ka çliruar Zhoze Murinjon, i cili përballet me kritika të shumta, por gjithsesi po arrin që të mbajë “djajtë e kuq” në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë. Trajneri është parë të shkelmojë një kuti me shihe uji e pastaj të përplasë një tjetër me forcë në tokë, mes të qeshurave e duartrokitjeve të shumë tifozëve.

Pas tre gishtave lart ndaj tifozëve të Juventusit e pastaj duke vënë dorën në vesh për të thumbuar bardhezintjë pasi i mundi në shtëpi, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku Murinjo e mbyllte takimin në mënyrë të veçantë.

I pyetur pas sfidës për këtë shpërthim, Murinjo nuk ka rezistuar që t’i lëshojë një thumbim të gjithë atyre që e kishin kritikuar. “U ndjeva i çliruar. Kisha stres se nuk po shënonim.

Më lejoni t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre që më dashurojnë. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve 14 herë dhe 14 herë jam kualifikuar. Në dy vitet kur nuk kam luajtur në Ligën e Kampioneve, kam fituar 2 herë Ligën e Europës”, ishte mesazhi sfidues i Murinjos. /vipsport/