Përgatitjet kanë marrë fund dhe tashmë gjithçka është gati. Të shtunën do të nisë në Shkodër Memoriali i XVI Ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2018”.

Një aktivitet tradicional dhe i përvitshëm që zhvillohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Sportklub Vllaznia dhe Federatën Shqiptare të Boksit ne nderim te ish- boksiereve qe nuk jetojne me.

Ai ka hyrë edhe në kalendarin e veprimtarive të Federatës Europiane ndërkohë që duhet thënë se pjesmarrja e sivjetme nuk do të jetë shumë e madhe.

Kjo ngaqë fondet e akorduara nuk janë të mëdha dhe për këtë arsye, nuk mund të pritet shumë boksierë nga vende të ndryshme.

Në Memorialin e sivjetëm do të marrin pjesë sportistët më të mirë të Shqipërisë dhe të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Pritet që niveli i ndeshjeve të jetë i lartë në dy ditët që ky Memorial do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
© shkodrasport.com