Për mesfushorin e Vllaznisë Ardit Krymi dita e sotme është e veçantë.

Ai feston 22 vjetorin e lindjes dhe padyshim që një moment të tillë gëzimi do ta ndajë përveçse me familjen, edhe me shokët e ekipit.

Në fakt të bën disi përshtypje mosha e këtij futbollisti. Sepse të krijohet bindja se ai ka disa vite që është pjesë e Vllaznisë dhe shquhet për përvojën që ka fituar.

Të mos harrojmë se ai ka debutuar me ekipin e parë vetëm 18 vjeç, si pakkush tjetër këto vitet e fundit.

E “zbuloi” trajneri italian Baldo Raineri që e mori nga ekipi i të rinjve dhe që atëherë nuk ka dalë nga formacioni.

Në katër sezone që Krymi po luan me Vllazninë, pikërisht të dielën që kaloi ka luajtur ndeshjen e tij të 101-të me këtë ekip.

Padyshim që një ecuri e tillë është vërtetë mbresëlënëse sepse pakkush në këtë moshë ka luajtur kaq ndeshje me ekipin e parë.

Kampionati 2014-2015 22 ndeshje

Kampionati 2015-2016 24 ndeshje

Kampionati 2016-2017 29 ndeshje

Kampionati 2017-2018 26 ndeshje
————————————
Totali: 101 ndeshje