Nëse bëhet fjalë për një finale dhe ndeshje me rëndësi të madhe në futbollin shqiptar, gjithmonë ka vend për protagonizimin e Enea Jorgjit.

Skënderbeu e ka fituar takimin ndaj Laçit me rezultatin 1-0, por goli mund të quhet një dhuratë e Enea Jorgjit. Soue është penguar jashtë zonës nga ana e Gjonit dhe kryesori i takimit, Hamiti, ka akorduar një faull jashtë zone.

Menjëherë ishte sinjalizimi i Jorgjit që bëri Lilajn të festojë golin e avantazhit dhe të vetmin për këtë takim nga pika e bardhë.

Pjesa tjetër e takimit ka pak histori, ndërsa ekipi i Dajës ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë, pas festës së titullit kampion. Radas ka lënë Skënderbeun me 10 lojtarë në minutën e fundit pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Laçit i është mohuar një gol i parregullt.

Nëse në sezonin e shkuar ndikoi me gabimet e tij trashanike duke i humbur kampionatin, Jorgji i kthen borxhin Skënderbeut duke e ndihmuar për të fituar Kupën e Shqipërisë. /vipsport.al/