Kete sezon ka zgjedhur te jete pjese e Egnatias se Rrogozhines dhe gjerat deri me tani po i shkojne ne menyren me te mire te mundshme mesfushorit shkodran Ndriçim Shtubina.

Ai eshte shfaqur si protagonist ne te gjitha ndeshjet miqesore te prag-sezonit te zhvilluara deri me tani duke shenuar plot 7 gola ne 9 ndeshjet e luajtura.

Kjo ka bere qe Shtubina te fitoje respektin jo vetem te tifozeve te kesaj skuadre, por edhe besimin e drejtuesve te cilet jo me kot kane insistuar per ta patur pjese te tyre.

Por nga ana tjeter, vleresimet per kete futbollist nuk jane ndalur ketu. Mesohet se Shtubina eshte caktuar te jete kapiteni i skuadres.

Nje gje te tille e konfirmon edhe fotoja e ketij shkrimi dhe qe i takon miqesores se djeshme me Elbasanin, e cila u fitua thellesisht nga rrogozhinasit 6-0 ku edhe shkodrani nuk mund te mungonte me golin e tij.

Perzgjedhja e tij si kapiten ndonese nuk eshte nje futbollist qe ka luajtur me pare me kete skuader, apo vendas, do te thote se ne Rrogozhine jane duke e vleresuar maksimalisht mesfushorin- sulmues nga Shkodra./SHKODRA-SPORT.COM/