Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e forta të Champions League. Në Portugali do të nisë formati “Final Eight”, i cili aplikohet për herë të parë si pasojë e ngjeshjes së kalendarit nga koronavirusi. Ndeshjet do të zgjidhen brenda 90 minutave apo më shumë në rast barazimi. Sfida e parë që do të hapë këtë format do të jetë ajo mes Atalantës dhe PSG.

Zikaltërit e trajnerit Emanuele Gasperini janë në eksperiencën e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, mirëpo ia kanë dalë të mbërrijnë deri në çerekfinale dhe të surprizojnë mbarë opinionin sportive. Mirëpo, Gjimishiti me shokë kërkojnë të vazhdojnë përjetimin e ëndrrës së tyre edhe pse përballë kampionëve të Francës, vështirësia është maksimale.

Parisienët duket se kanë rikuperuar edhe Kilian Mbape, i cili do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në çdo moment në rast se trajneri Tuhel do të ketë nevojë. Pasi nuk mund të harrohet se në organikë janë edhe yje si Nejmar, Di Maria e Ikardi. /VipSport/

Ndeshja:

21:00 Atalanta-PSG