Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, është shfaqur sot në konferencë për shtyp ku ka shprehur mendimet e tij në lidhje me ndeshjen e neserme ndaj Vllaznise qe do te luhet ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nder te tjera, ne prononcimet e tij eshte shprehur edhe ne lidhje me sfiden ndaj Vllaznise per te cilen eshte shprehur:

“Agresivë? Unë shpresoj, se ndaj Tiranës ishim pak, ndaj e përsërit që mendoj se e imja është një skuadër e mirë nëse bën disa gjëra. Nëse jemi kompakt, agresivë dhe me sjelljen e duhur, sipas meje ia dalim të marrim tre pikët. Përndryshe fiton Vllaznia.

Pankina ime është gjithmonë në rrezik. Kam 33 vite në pankinë dhe në 33 vite nuk ka qenë një moment që nuk ka qenë në rrezik ndaj kjo gjë nuk bën as ngrohtë e as ftohtë.

Mungesa e Matondo dhe Telushit? Do ia dalim disi, kam lojtarë të mirë në mesfushë, do të luajë ndokush tjetër. Të vjen keq kur humb dy lojtarë të të njëjtit rol por vijmë nga një periudhë ku çdo lloj gripi kapte sulmuesit, futbolli është i tillë, çdo lloj epidemie që është, kap vetëm një repart. Është normale.

Tre vite pa fituar ndaj Vllaznisë? Unë besoj pak te statistikat, nëse nuk fiton prej 3 vitesh shpresojmë të jetë hera e parë, shpresoj të jetë kështu.

Da Silva? E vështirë të marrësh informacione nga një lojtar i cili ishte aty dhe luante me një trajner të ndryshëm. Më duket pak e komplikuar si gjë. Pastaj nuk jam nga ata që i i kërkoj lojtarëve informacione nga skuadrat ku kanë qenë, me siguri jo”./SHKODRA-SPORT.COM/