HomeKRYESOREÇudia ndodh në Itali! Interi kërkon mendimin e tifozëve për të zgjedhur...

Çudia ndodh në Itali! Interi kërkon mendimin e tifozëve për të zgjedhur lojtarin e ndeshjes, mesfushori shqiptar ‘u lë targën’ të gjithëve

Kristjan Asllani ka zhvilluar një paraqitje fantastike në ndeshjen mes Interit dhe Parmës.

Të dy golat e shënuar nga zikaltërit erdhën nga këmbët e mesfushorit shqiptar, që krijoi gjithçka.

Por çudia vjen nga mediat italiane që e vlerësuan Asllanin mesatarisht me notën 5.5.

Paraqitja e tij është zhvlerësuar sipas këtyre mediave, megjithëse tifozët e Interit ndajnë një tjetër mendim. Interi ka kërkuar mendimin e tifozëve në faqen zyrtare, teksa kërkon të zgjidhet lojtari i ndeshjes.

Si alternativë është lënë Asllani, Martinez, Acerbi dhe Di Marco.

Në bazë të votave deri tani, Asllani është në vendin e parë me 36% duke sfumuar të dy autorët e golave si Martinez dhe Acerbi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments