Besa e Kavajës është një shkollë futbolli. Skuadra e Besës, ndonëse në vitet e fundit nuk ka qenë në nivele të larta me ekipet e moshave ka prodhuar talente, por që për fat të keq, janë skuadrat e tjera ato që i marrin e natyrisht nesër kur t’i shesin përfitojnë më shumë se kavajasit.

Kështu, arkat e klubit janë mbushur pasi Geri Selita është shitur në Portugali, në Superligë tek skuadra e Tondelës. Duke qenë se kavajasi nuk është më shumë se 18 vjeç luan edhe me moshat dhe ekipin B.

Por, një tjetër është sulmuesi me perspektivë, Jeton Krasniqi, që në janar mbushi 19 vjeç. Ai një vit më parë ishte pjesë e skuadrës së Kamzës në elitë, ndërsa në verë u bë pjesë e fierakëve. Krasniqi ka shënuare dhe dy gola, ndonëse po luan edhe me skuadrën U-19 të Apolonisë.

Por, Besa edhe pse ka shitur dy talente, që kanë qenë pjesë edhe të skuadrave të moshave kuqezi, nuk ka përfituar më shumë se rreth 600.000 lekë të reja nga e drejta e formimit, duke qenë se janë trasnferuar me rregulloren e vjetër dhe jo të renë!

Shumë pak, po të shohësh se si skuadrat të Europës i trajtojnë talentet dhe më pas arkëtojnë shumë të konsiderueshme, duke u mbajtur gjallë…