Pas barazimit në Gjirokastër, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, është shprehur se skuadra e tij duhej të kishte marrë 3 pikët ndaj Luftëtarit, sepse pati raste më shumë se kundërshtari, madje të pastra. “Eshtë fillimi i sezonit dhe atmosfera zbehet, kur nuk fiton, aq më tepër në fushën tënde, siç na ndodhi me Teutën në Shkodër.

Në këtë ndeshje bëmë mirë, por në fund u ndje presioni në këmbët e futbollistëve. Nëse nuk arrin të marrësh fitoren, atëherë duhet të marrësh pikën. Rastet e humbura peshojnë shumë, sepse 1 pikë me 3 pikë është diferencë e madhe. Mundësitë ishin me rastin e Ribajt, por më kënaq fakti që ekipi del rrjedhshëm në sulm. Patëm mundësi edhe në pjesën e dytë dhe më vjen keq, që nuk morëm 3 pikët.Nuk është ekipi që unë kam pëlqyer të kisha. Kishim dëshira, por nuk i realizuam, sepse u organizuam me vonesë. Nuk është e lehtë ta bindësh një futbollist të vijë te Vllaznia. Janë larguar 12 lojtarë dhe kanë ardhur 6. Kemi mangësi. Nuk është situatë e mirë, jo për mosdashje të drejtuesve të Vllaznisë. Unë kam dalë garant për këtë pjesë. Një vonesë kaq e gjatë nuk ka bërë vaki”, – tha trajneri Cungu.

© shkodrasport.com