Trajneri Nevil Dede, komentoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, zërat për një dënim të mundshëm të UEFA-s, ndaj Shqipërisë, për ndërhyrje të politikës në zgjedhjet e FSHF.
Sipas Dedes, të gjitha zgjedhjet politike kanë qenë të kontestuara, dhe nëse do të ndërhynin Gjykatat, sipas tij vendi do të mbetej peng.
Janë 10 presidentë të Superiores, të gjithë në bllok që votojnë për Dukën. I gjithë komuniteti i futbollit ka një besim të fortë në drejtimin e tij.
Sa zgjedhje politike kam parë në Shqipëri, të gjithë i kanë kontestuar, nëse ndërhynin Gjykatat, ky vend do mbetej peng gjithë jetën.
Nëse zgjedhjet certifikohen nga FIFA dhe UEFA, si nuk e certifikojnë Gjykatat. T’i heqësh futbollin këtij populli, atëherë çfarë i mbetet tjetër?!