Mbrëmjen e djeshme (23 qershor), në grupin A u luajtën ndeshjen e treta të grupit, me Hungarinë që arriti një fitore dramatike përballë Skocisë në minutat e fundit.
Tanimë kombëtarja e drejtuar nga Marko Rosi duhet të presë rezultatet e ndeshjeve të treta, nëse do të arrijë të kualifikohet më tej.
Pas ndeshjen, ai tha se ekipi i tij e meritoi fitoren edhe pse edhe Skocia luftoi. Më pas ai foli edhe për Barnabas Varga, i cili pësoi një dëmtim të rëndë, por tanimë për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
“Ai dukej se kishte humbur ndjenjat. Ishim të shqetësuar për gjendjen e tij dhe mjekut u vonuan, duke mos e vlerësuar seriozitetin e siutatës. Ai ka a thyer mollëzat dhe nëse përparojmë më tej, ai nuk do të jetë më i gatshëm për ne, pasi ka nevojë edhe për operacion”- u shpreh Rosi.
Më pas ai foli edhe për kapitenin e tij, Dominik Szobozlai, cili sipas teknikut italian ende nuk është në 100% dhe ka dhimbje muskujsh duke bërë që herë pas here të marrë trajtime.