Sulmuesi dibran eshte shnderruar ne protagonist te merkatos ende pa u mbyllur sezoni. Vllaznia ka kohe qe ngulmon per ta marre, por nderkohe se fundi ne media eshte thene se edhe Tirana e ka ne planet e saj per sezonin e ardhshem.

Por ne lidhje me kete gje, ka reaguar sot administratori i klubit te Korabit Fehmi Meziu i cili eshte shprehur keshtu per çeshtjen qe ka te beje me sulmuesin e ekipit te tij:

“Ka me shume se nje vit qe per Xhuliano Skuken ka interes te vazhdueshem. e megjitate zyrtarisht ne klub nuk ka ardhur asnje oferte konkrete. Ai eshte nen kontrate dhe nuk doja te futesha ne detaje rreth termave te saj dhe kohezgjatjes.

Nje vit me pare ishte Skenderbeu qe e kerkoi, me pas Vllaznia e tani Tirana qe kane shfaqur interes per te. Gjithsesi ne do t’i marrim ne konsiderate keto oferta kur te vijne zyrtare ne klubin tone”- ka thene Meziu.

Ne kete menyre periudha e veres do te jete ajo qe do te vendose per fatin e Skukes. Veren e kaluar drejtuesit e Vllaznise insistuan ta marrin, por lojtarin nuk e lane te largohej se ishte ne kontrate. Çfare do te ndodhe kete here? Te presim…/SHKODRA-SPORT.COM/