HomeKRYESOREDiego Junior: Babai im do të ndihej krenar për këtë Argjentinë

Diego Junior: Babai im do të ndihej krenar për këtë Argjentinë

Maradona Junior po e përjeton Kupën e Botës si të gjithë argjentinasit, pavarësisht se ai vazhdon të jetojë në Napoli, ku ka lindur: “Po e jetoj si i çmendur Botërorin, po i shikoj të gjitha ndeshjet, po i shikoj të gjitha lajmet.

Dua të vendos “yllin” e tretë në gjoks se vërtet këta djem e meritojnë. Ata po bëjnë gjithçka për fanellën dhe shpresoj që të ndodhë”.

Kur pyetet për atë që do të ndiente babai i tij për këtë Botëror, Diego Junior nuk ka dyshime. “Zoti” e donte kombëtaren e tij dhe do të vazhdojë ta dojë edhe nga parajsa.

“Unë jam plotësisht i bindur që babai im është krenar për mënyrën se si ata po mbrojnë fanellën dhe për dëshirën që kanë. Babai im është krenar atje lart”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments