Dinamo do vizitojë sot në orën 16:45 ekipin e Vllaznisë në Shkodër. Takimi i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit do luhet në “Loro Boriçi”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë rivalitet, ashtu siç kanë qenë edhe duelet historike mes këtyre dy skuadrave. Trajneri i bluve, Bledar Devolli duket se tashmë ka projektuar edhe formacionin titullar për duelin kundër kuqebluve.

Kështu në portë ka një dilemë mes Harizajt dhe Simonit, për shkak se ky i fundit ka vuajtur një dëmtim së fundmi. Nga e djathta e mbrojtjes pritet Siljanovski e nga e majta Prodani. Në qendër të repartit të prapavijës priten dyshja Imami-Sofranac.

Mesfusha me emra si Lilaj, Denison dhe Sidibe që priten nga minuta e parë sot në “Loro Boriçi” në fushën e lojës, janë pika e fortë e “nëndetëses”. Ibraimi pritet të udhëheqë sulmin e bluve, i mbështetur edhe nga Reginaldo dhe Bardhi. Ky pritet të jetë edhe formacioni i Dinamos këtë ndeshje.

Blutë kryeqytetas udhëtojnë sot drejt Shkodrës për pikë. Kjo duke parë edhe renditjen ku ndodhen aktualisht pasi skuadra 18 herë kampione e vendit po luan aktualisht për mbijetesën në kampionat.

Patjetër sfida ndaj Vllaznisë paraqet një shkallë të lartë vështirësie për Dinamon sot. Kjo edhe nga objektivat e shkodranëve që duan vendet e para të renditjes e prandaj sfida garanton për një duel shumë inteteresant.

Endri ÇINARI