HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo nuk fiton prej 7 ndeshjesh në kampionat, trajneri Devolli: Rezultatet e...

Dinamo nuk fiton prej 7 ndeshjesh në kampionat, trajneri Devolli: Rezultatet e kundërshtarëve ndikojnë, jo çdo ekip…

Dinamo humbi 2-1 sfidën e kampionatit kundër Vllaznisë. Një disfatë që i lë durrsakët në krizë rezultatesh, ku renditja në kampionat lë pak shpresa për të mbijetuar në Superiore. Për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur trajneri i tyre Bledar Devolli.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Dinamo?

“Duhet të bëjmë atë që bëmë në pjesën e dytë. Kundër një ekipi që luan futbollin më të mirë, janë shumë të shpejtë. Ne e nisëm mirë lojën. Herën e parë që erdhën në portë, morën penallti, po ashtu si në golin e dytë. Krijuam rastet dhe jo çdo ekip e ka mbajtur Vllazninë në 16 metrat e tyre. Është dhe ana psikologjie dhe ne si staf drejtues do punojnë në këtë aspekt. Rezultatet e kundërshtarëve ndikojnë, do vazhdojmë të punojmë me kokën poshtë dhe entuziazëm.”

Sulmi me Çinedun

“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. E kishim përgatitur me dy lojtarë të shpejte dhe Ibraimin si 9 false. Besoj se e kapëm Vllazninë disa herë, por goli i dytë na prishi planet. I provuam të gjitha. Kundërshtari është i fortë në fushën brenda. Janë ekip që ikin në formë vertikale, prandaj luajtëm me tre mesfushorë.”

Goli i dytë i Vllaznisë dhe penalltia?

“Kisha dy minuta që i flisja Prodanit tek rasti, por këto gjëra ndodhin. E nisëm mirë ndeshjen.”

Skënderbeu “finalja” e sezonit?

“Kemi ndryshuar për mirë, prodhojmë raste dhe nuk shthuremi. Kemi qenë në lojë deri në fund. Për mua janë 13 ndeshje finale dhe jo vetëm ndeshja e Korçës. Të jemi pak më të qetë dhe të dalim nga kjo situata sa më shpejt dhe të mos kemi kokën tek renditja por të shikojmë lart.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments