Vllaznia nuk arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa u mposht nga Egnatia me rezultatin 1-0 në fund të takimit. Pas ndeshjes trajneri Sedloski foli për Oversport.
“Na ndodh shpesh të pësojmë në fund dhe kjo ishte një gjysmefinale. Të gjithë jemi të zhgënjyer, nuk e kemi bërë punën si duhet. Nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes.
Kundërshtari nuk ishte aspak më i mirë se ne. Penallti të padhëna… Por nuk vlen aspak tani pasi ata janë në finale. Të shohim ndeshjet që na kanë mbetur tani.
Diçka nuk shkon, pësojmë gola në minutë 90, ç’mund të themi tjetër?”