Hysen Memolla ka folur për Oversport pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Kemi një ekip shumë cilësor. Kemi arritur një finale të merituar. Besoj që jemi ekipi më i fortë në kampionat në këto momente, shpresoj që të fitojmë Kupën këtë sezon.

Kam luajtur në këtë rol para shumë vitesh, por rëndësi ka që të jap maksimumin për skuadrën, luaj aty ku do trajneri. Nuk ka rëndësi roli ku luaj, por duhet të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe mendoj që e merituam këtë kualifikim në finale.

Mesazhi për Sylvinjon? Mesazhet i jap në fushë. Trajneri është njeri inteligjent, e kupton se kush mund të japë për skuadrën kombëtare dhe e di vetë se çfarë do të bëjë. Unë po jap maksimumin në fushë dhe sigurisht që shpresoj që të luaj sërish për Shqipërinë, sepse është kënaqësi dhe krenari të luash për fanellën kuqezi.

Nuk e mendova 2 herë bashkimin me Egnatian. Kemi një ekip shumë cilësor, u kualifikuam në finale dhe shpresoj që të fitojmë këtë trofe”, ka thënë Memolla. / Oversport/