Lorenco Vila është zyrtarisht futbollist i Dinamos dhe vetë klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dinamo ka njoftuar për transferimin e ketij lojtari. Vila ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e parë stërvitore me ekipin e Dinamos.

Palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë burime të gazetës bëjnë me dije se Teuta ka mbajtur 25% të kartonit të lojtarit. Kjo do të thotë se, nëse Vila do të shitet në të ardhmen nga Dinamo, atëherë do të përfitojë financiarisht edhe klubi durrsak. Nga burime të tjera mësohet se Dinamo ka paguar rreth 50 mijë euro te Teuta.

“Lorenco Vila është zyrtarisht Dinamovit!

FC Dinamo ka arritur marrëveshjen me klubin e Teutës për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytet.

Karrierën e tij Vila e ka zhvilluar në qytetin e Durrësit ndërsa tani do të jetë një përforcim me vlera për ekipin e Dinamos”, shkruan klubi.