Disiplina taktike në fushë është një fiksim i teknikut Stavri Nica, pasi vetëm kështu mendon se mund të përballojë kundërshtarët.
Rasti më i freskët është ai i përballjes ndaj Egnatias, ku i fundit që e pësoi ishte mesfushori Arbër Basha. Ai qëndroi në fushë për vetëm 12 minuta lojë, pasi u aktivizua në pjesën e dytë.
Mjaftoi një top gabim i mesfushorit për ta nxjerrë nga fusha, një mesazh që Nica e jep për çdo lojtar që nuk zbaton direktivat që ai u kërkon.