Federata Shqiptare e Futbollit do të mbledhë sot Asamblenë e Jashtëzakonshme për ndryshimet statutore.

E njoftuar disa javë më parë, punimet do të zhvillohen online prej pandemisë së covid-19. Më herët FSHF u mblodh po online duke miratuar rregulloren e Licensimit të klubeve për sezonin e ri.

Ky ka qenë një vit i vështirë për Federatën e futbollit, teksa kujtojmë se mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv janë shtyrë disa herë ose janë zhvilluar online, kjo nisur qysh prej prillit.

Sot priten diskutimes mes anëtarëve, për propozimet për ndryshimin në statutin e FSHF-së. Gjithashtu do të diskutohet pasqyra financiare e vitit dhe propozimi për të shkrirë në një të vetëm Komisionin e Etikës dhe atë të Disiplinës./newsport/