Dita e sotme ka qene e veçante per Klubin e Futbollit Shkodra. 9 nentori eshte data e themelimit te tij, pikerisht 25 vjet me pare. Nje date qe padyshim eshte e rendesishme per futbollin ne Shkoder sepse perpos Vllaznise, ky klub tashme ka hyre ne historine e kesaj loje.

I themeluar me 9 nentor 1996, KF Shkodra ne vite ka patur uljet dhe ngritjet e tij, por ia ka dale jo vetem te mbijetoje (si pakkush klube te tjera private ne Shqiperi).

Por jo vetem kaq. Nga rradhet e tij kane dale emra shume te shquar te futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe per kete arsye mjafton te permenden emra si Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Armando Vajushi, Sindrit Guri etj.

Historia vazhdon sot, me te tjera ambicje e synime dhe padyshim qe KF Shkodra eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem ne futbollin shkodran dhe jo vetem.

Me rastin e 25 vjetorit te krijimit te tij, gazeta “Shkodra Sport” i uron Klubit te Futbollit Shkodra edhe shume vite te tjera te suksesshme!