Diten e djeshme e motra u zyrtarizua si trajnere e ekipit te volejbollit te femrave te Vllaznise dhe kenaqesia ka qene e madhe edhe tek ajo.
E kemi fjalen per Mirela Deden, ish- volejbollisten e njohur te Vllaznise se viteve ’80. Ajo eshte emocionuar nga gjesti qe ka bere e motra, Nora, edhe ajo nje volejbolliste shume e njohur e ekipit shkodran.
T’i thuash “po” Vllaznise ne keto momente te veshtira qe ajo po kalon, tregon me se miri edhe per karakterin shume njerezor dhe te pathyeshem te motres se saj.
Dhe Mirela permes nje reagimi ne shkrimin e djeshem te “Shkodra Sport” i ben nje dedikim shume prekes te motres teksa shkruan:
“Ti dalesh per zot nje ekipi qe eshte lane mbas doret per arsye te ndryshme, nuk asht e lehte, sidomos kur je gjini femnore, por pasioni, perkushtimi dhe dashnija qe ti ke volejbollin te detyron shpirtnisht te bash nje veprim te tille!
E kush tjeter ma mire se Ti mund te plotesoje ate pozicjon!
Ti ja kushtove nji jete sportit dhe ate sukses do t’ja interpretosh me gjithe dashuri vajzave te talentuara te cilat kam besim te plote se nen drejtimin tand do te shkelqejne!
Urime dhe deshiroj me gjithe zemer qe kto talente dhe vajza te shkelqyera ta ngrisin emrin e vllaznise aty ku i ka hije Shkodres kampione”./SHKODRA-SPORT.COM/