Pasditen e djeshme kane ndodhur zhvillime ne pankinen e Vllaznise teksa i eshte komunikuar nderprerja e kontrates trajnerit Thomas Brdariç dhe emerimin ne vend te tij te Elvis Plorit.

Por bashke me kete te fundit, si krahu i djathte i tij eshte emeruar Auron Miloti. Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise qe ka mbajtur rolin e stautit ne klub kohet e fundit tashme do te veshe tutat e trajnerit dhe te zbrese ne fushen e stervitjes.

Ne fakt duhej ta kishte bere qe sot, ashtu siç ka bere Plori, por Miloti nuk ka qene i pranishem ne fushen sportive “Reshit Rusi” per te drejtuar seancen e pare me kuqeblute.

Burime prane skuadres kane zbuluar ekskluzivisht per “Shkodra Sport” edhe arsyen e kesaj mungese te zevendestrajnerit. Ai qe prej se dieles per arsye personale ka qene ne Kosove dhe lajmi i emerimit te tij i ka ardhur disi papritur.

Si rrjedhoje nuk ka munguar dot te mberrinte ne kohe per seancen e pare,megjithate neser paradite ai do te jete bashke me Plori e Lekiqin ne stervitje duke bere gati skuadren per sfiden e se shtunes ndaj Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/