Kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Shkodres kane dy jave qe kane nisur dhe pjesmarrese ne to jane nje numer i madh futbollistesh dhe ekipesh te cilet padyshim qe do te tentojne te bejne paraqitje sa me te mira.

Njeri nga keto ekipe eshte padyshim edhe “Djelmnia shkodrane” U15 e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi, i cili synon te jete nje nga me te miret e kampionatit te kesaj grupmoshe dhe pse jo te jete edhe ekipi kampion.

Ne dy ndeshjet e deritanishme, ai ka marre nje barazim dhe nje fitore. Ne ndeshjen e pare, ate ndaj Veleçikut, ka barazuar me rezultatin 4-4 ku golat per “Djelmnine” jane shenuar nga futbollistet Fabio Shkembi, Marlen Bregu, Nikolla Mellugja dhe Argent Nika.

Ne ndeshjen e dyte nderkohe “Djelmnia shkodrane” U15 ka fituar 2-1 ndaj ekipit te Terbunit me dy golat e shenuar nga futbollisti Fabio Shkembi. Nderkohe objektivi edhe per ndeshjet e ardhshme sigurisht qe do te jete paraqitja sa e mire ne fushen e lojes, kuptohet shoqeruar edhe me rezultate pozitive.

Trajneri Krepi eshte i bindur se ka ne dispozicion nje grup lojtaresh cilesore te cilet duke punuar fort ne stervitje, mund te arrijne lart, megjithate ky eshte vetem fillimi i kampionatit dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme, do te shohim te tjera paraqitje te mira te tij./SHKODRA-SPORT.COM/