Pasditen e sotme kombetarja U21 e Shqiperise ka luajtur nje ndeshje miqesore ne San Marino ndaj skuadres se ketij vendi, te cilen e kane fituar me rezultatin e paster 3-0.

Ajo qe duhet thene se njeri nga tre golat e ketij takimi ka per protagonist futbollistin shkodran Geralb Smajli. Lojtari i Vllaznise e ka derguar topin ne rrjeten e portes vendase ne minuten e 38-te te ndeshjes.

Ai ka ndjekur nje aksion te kombetares tone, pikerisht ne krahun e majte, aty ku ai luan, ka depertuar deri afer zones dhe qe aty, me te djathten e tij i ka dhene nje trajektore te tille topit me te cilen portieri i San Marinos nuk ka arritur dot ta preke dhe si rrjedhoje ai ka perfunduar ne rrjete.

Natyrisht qe ka qene nje gol shume i bukur, i shenuar fale talentit qe ky lojtar zoteron. Por nderkohe ne kete ndeshje ka luajtur me kombetaren tone edhe futbollisti tjeter i Vllaznise Rejan Alivoda i cili po ashtu ka bere nje paraqitje te mire ne debutimin e tij me kete kombetare./SHKODRA-SPORT.COM/