Pas asaj te javes se kaluar ne Peshkopi, “Djelmnia shkodrane” U17 merr nje tjeter fitore edhe ne ndeshjen e rradhes dhe serish me rezultat te thelle.

Paraditen e sotme, perballe saj ne fushen sportive te Shtojit ka qene ekipi i Kukesit dhe ne fund te 90 minutave, eshte vulosur rezultati 4-0 ne favor te ekipit te drejtuar nga trajneri Arber Shytani.

Interesant eshte fakti qe te kater golat e kesaj ndeshje jane shenuar qe ne pjesen e pare. Ka qene Buhaj ai qe ka shenuar te parin ne minuten e 9-te, ndersa me pas do te benin te njejten gje edhe Nika, Rekaj dhe Vitaj.

Ne pjesen e dyte pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur me rezultatin 4-0 per “Djelmnia Shkodrane”.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve pas dy ndeshjesh te luajtura dhe pritet te jete nje nga ekipet pretendente per t’u ngjitur ne Kategorine Superiore ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/