Per 23 vite me rradhe ka punuar ne stadiumin “Beselidhja” te Lezhes dhe kuptohet qe pasioni i tij per futbollin eshte i jashtezakonshem dhe si rrjedhoje edhe dy djemte e tij i ka angazhuar me kete sport. E kemi fjalen per Hysen Danajn, i cili eshte edhe babai i dy futbollisteve qe sot luajne me dy skuadra te ndryshme.
Rubeni luan me Beselidhjen, ndersa Redon kete sezon ka zgjedhur te perfaqesoje Dinamon. Megjithese djemte i luajne me ekipe te ndryshme, per Hysenin tifozlleku i tij eshte i qarte dhe nuk ka asnje dyshim: Vetem per Beselidhjen!
Gazeta “Shkodra Sport” i ka marre nje mendim te shkurter pikerisht ne lidhje me kete teme:
– z. Hysen, perse ju beni tifozllek per Beselidhjen kur djali juaj Redoni shenon dy gola per Dinamon dhe i jep fitoren ekipit te tij?
Une jam me Lezhen, sepse jam lindur dhe rritur ketu. Keshtu edhe femijet e mi kane lindur e rritur ketu, jane formuar si futbolliste te Beselidhja dhe nuk ka si te jete ndryshe. Une jam tifoz vetem me kete skuader.
– Sa iu gezove golave qe shenoi djali me Dinamon dhe si u ndjete per humbjen e djalit tjeter me Korabin?
Natyrisht qe une gezohem per çdo gol qe shenojne djemte e mi. Por me shume me vjen keq per humbjen e Beselidhjes, e dua shume Lezhen.
Nuk mund ta shoh Beselidhjen ne kete gjendje. Ju uroj suksese djemve te mi dhe Beselidhjes time!
Engjell GJOLAJ