Tekniku i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë të sezonit që skuadra e tij do të zhvillojë ditën e nesërme përballë Sasuolos.

Tekniku italian ko komentuar lidhur me pritshmëritë e këtij sezoni ku është shprehur se do të tentojnë fitoren e titullit si dhe është ndalur të shpjegojë arsyet e lënies jashtë të mesfushorit Artur, i cili është nxjerrë nga klubi në merkato.

“Skuadra është në gjendje të mirë dhe ka punuar shumë gjatë këtyre javëve. Miqësoret na kanë shërbyer sidomos ajo ndaj Atletikos e cila na përgatiti për vështirësitë që do të hasim këtë sezon.

Skuadra është përforcuar, do të tentojmë të bëjmë paraqitjet më të mira të mundshme dhe të luftojmë për titullin kampion.

Nesër duhet të bëjë disa zgjedhje përsa i përket formacionit, por jam i lumtur që shumicën e grupit e kam në dispozicion, pa harruar dhe lojtarët që do të mungojnë për shkak të situatës në merkato siç është Artur.”, u shpreh Alegri.