“Ky është Manchester United më i dobët i 100 viteve të fundit”.
Kjo është fjalia që shkruajnë shumë tifozë të “djajve të kuq” në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, pas humbjes turpëruese kundër Brentford, që arriti të shënojë 4 gola në portën e skuadrës së drejtuar nga Ten Hag vetëm në një pjesë loje.
Dhe në fakt numrat nuk gënjejnë, sepse dy humbje radhazi (me 6 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar) në 2 ndeshjet e para në kampionat në kampin e United nuk ndodhnin prej 101 vitesh.
Në vitin 1921, kur skuadra drejtohej nga John Chapman skuadra kishte të njëjtat rezultate në kampionat, madje u mund edhe në ndeshjen e tretë. Dhe tashmë Ten Hag rrezikon ta arrijë këtë rekord negativ, sepse ndeshja e radhës në Premier është kundër Liverpool.