Juventusi duket se është shumë pranë goditjes së radhës në merkato që pritet të jetë sulmuesi i Barcelonës, Memfis Depaj.

Sipas raportimeve nga “Goal” klubi bardhezi dhe lojtari kanë gjetur akordin për një kontratë 4-vjeçare me holandezin që tashmë duhet të takohet me Barcelonën për prishjen e kontratës.

Kushti i Juventusit ndaj lojtarit ka qenë ai i transferimit me kosto zero si lojtar i lirë.

Shkak është bërë situata me plusvalencat në merkato dhe kështu nëse Depaj arrin të gjej gjuhën me katalanasit për prishjen e kontratës rruga për transferimin e tij në Torino do të jetë e hapur.