Ka lene Tiranen ku jeton prej vitesh dhe ka vendosur te jete ne Shkoder ne çdo moment sepse e ka marre me shume deshire postin e drejtorit sportiv te klubit Vllaznia.
Kroati Matko Djarmati eshte shnderruar ne protagonist gjate diteve te fundit teksa e kemi pare gjate prezantimit te stafit teknik, e kemi pare sot duke prezantuar tre lojtaret qe sapo firmosen per kuqeblute, por ne fakt puna e bere prej tij nuk eshte vetem kjo.
Prezantimet jane vetem “fasada” sepse Djarmati po punon me ore te zgjatur ne zyren e tij ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndertuar Vllaznine e re. Kuptohet qe nuk eshte aspak e lehte, ndoshta me e veshtire edhe nga sa e kishte menduar, megjithate ai eshte i vendosur per ta çuar deri ne fund punen qe ka nisur.
Matko ka qene komod ndoshta ne punen e tij si opinionist ne nje televizion apo dhe si trajner moshash tek nje Akademi. Por ka kerkuar nje aventure te re ne futboll, ate qe di te beje me mire, si drejtues dhe projekti i tij eshte perputhur me ate te Vllaznise me te cilen tashme ka nisur bashkepunimin.
Kroati eshte gjithnje ne zyre duke vezhguar lojtaret te cilet mendon t’i sjelle ne Shkoder, por nuk mund te mungoje as ne procesin stervitor, per te qene perkrah Brdariç dhe stafit te tij. Nisja duket e mbare, i tille me siguri qe duhet te jete e vazhdimi, duke pare menyren si po punojne dhe po perkushtohen aktualisht te gjithe tek Vllaznia.
www.shkodrasport.com