Aventura e Cristiano Ronaldo me skuadrën e Al Nassr po shkon jo në mënyrën e duhur, teksa tashmë kanë nisur dhe kritikat ndaj tij. Eleminimi nga superkupa e Arabisë Saudite bëri që Ronaldo të ishte në qendër të kritikave, madje duke përmendur këtu pagën e lartë të futbollistit 37-vjeçar.
I pari i cili doli kundra portugezit ishte trajneri i Al Nassër Rudi Garcia, i cili pohoi pas ndeshjes se faji për eleminimin ishte i numrit 7. Kjo për faktin se prej tij pritej më shumë, por ndërkohë ky i fundit nuk la gjurmë.
Si të mos mjaftonte ajo kritikë e drejtpërdrejt, një tjetër person është shfaqur i pakënaqur ndaj Ronaldos. Bëhet fjalë për një nga pjesetaret e klubit saudit, i cili shfaqet i irrituar me atë çka ndodhi në superkupë. Më tej, personazhi që ende emri i tij nuk është bërë publik ka imituar në mënyrë tallëse festimin e zakonshëm të yllit portugez.
Ndër fjalët e tij ai pohon: Kam paguar 200 mln euro për Ronaldon dhe ai di të bëjë vetëm ‘Siu’. Sipas asaj çka raportojnë mediat arabe, trajneri Garcia ka shtuar më tej se Ronaldo nuk do të pensionohet tek Al Nassr, por ndoshta mund të rikthehet sërish ne Evropë.