Puthja e shumëpritur mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, banorë në Big Brother VIP Albania 2, është bërë menjëherë virale në rrjete sociale. Realiti-Show televiziv ka “çmendur” të gjithë shqiptarët teksa shikueshmëria ka arritur nivele rekord.

As futbolli nuk kishte si të “shpëtonte” teksa disa futbollistë kanë shprehur hapur mbështetjen për “fenomenin” Luiz Ejlli. Shkodrani është kthyer në epiqendrën kryesore të spektaklit dhe suporti për të sa vjen e shtohet.

Në postimin e bërë nga Newsbomb.al, të puthjes së famshme, ish-lojtari i Vllaznisë, Skerdi Bejzade ka bërë një koment epik. “E mbylli merkaton Vllaznia e moren Kiaren me ne fund.”-shkruan ish-sulmuesi.

Kuptohet qe nje batute e tille ka marre nje vemendje te madhe sepse shkodranet ashtu si ndonje goditje te Vllaznise ne merkato, njelloj prisnin edhe puthjen e Kiares me Luizin dhe tash qe ajo ndodhi, me siguri do te jene me te qete.