Pas rizgjedhjes si president i FSHF, Armand Duka u shpreh se ka marrë mesazhe të shumta urimi, edhe nga persona që janë në qeveri.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Duka tha se nuk ka lexuar ndonjë mesazh nga kryeministri Edi Rama, por u shpreh se mendon që nëse do të kishte të drejtë vote, Rama do ia jepte atij.

“Mesazh nga kryeministri? Kam marrë shumë urime, nga personalitete të politikës shqiptare, edhe nga ata që janë në qeveri. Nuk i kam parë të gjitha mesazhet, por të kryeministrit nuk e kam parë.

Kam marrë shumë urime, nga presidentë të Federatave të huaja. “Skaner” është studio e parë që jap një intervistë, për shkak të asaj që bën për futbollin.

Mbështetje e Ramës në fund? Edhe perceptimi im është që Rama më donte president, por kryeministri nuk voton. Mendoj që nëse do të votonte, do ma jepte mua votën për president”- eshte shprehur Duka.