Armand Duka ditën e sotme ka bërë një vizitë në Shkodër. Kreu i FSHF-së është takuar edhe me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferrin.

Dyshja mes tyre kanë diskutuar për çështje të ndryshe që i përkasin futbollit dhe zhvillimit të tij. Në një postim në rrjetet sociale Duka ka theksuar se FSHF-ja do të mëbshtesë gjithmonë çdo projekt dhe sugjerim që ndikon në rritjen e futbollit shkodran.

“Me Presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferri sot në Shkodër diskutuam për shumë çështje në lidhje me zhvillimin e futbollit shkodran apo edhe infrastrukturën.

E falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe i sigurova mbështetjen time dhe të FSHF për çdo projekt apo sugjerim që ndihmon në rritjen e futbollit shkodran në atë që është zona rajonale që prodhon më shumë futbollistë në vend”, ka shkruar kreu i FSHF-së.