Skuadra e tij luante sot për dy rezultate teksa një pikë i duhej dhe prandaj Veleçiku dukej komod sepse duke luajtur në “Reshit Rusi” as që e llogariste të paktën barazimin ndaj Burrelit, ndonëse objektivi ishte fitorja.

Por në fakt, 90 minutat e takimit dhuruan fitoren 1-0 të miqve të cilët siguruan qëndrimin në Superligë ndërsa tashmë gjërat vështirësohen për koplikasit që me shumë të ngjarë do luajnë në play- out, ndonëse kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Ka qenë vetë trajneri Duli që e pranon tashmë rrezikun e rënies nga kategoria ndonëse kanë për të luajtur në javën e fundit në Shënkoll, por duket se aty mendojnë humbjen.

“Një ndeshje e vështirë për të dy ekipet por Veleçiku u ndëshkua nga i vetmi gabim në mbrojtje. Nuk ishte e drejtë që të shkojë ky ekip në play-out sepse kemi zhvilluar kampionatin tonë më të mirë në gjithë këto vite dhe nëse nuk do ishte përgjysmimi i pikëve, do të ishim sot në vendin e katërt.

Kanë ndikuar shumë faktorë, duke filluar nga mosluajtja e asnjë ndeshje në fushën tonë dhe për të dalë pastaj tek gjykimi kundër në shumë takime. Edhe sot ndaj Veleçikut u pa tendenca e arbitrit për të na ndëshkuar.

Veleçiku tashmë është në play-out ndonëse kemi edhe një ndeshje për të luajtur, atë të javës së kaluar në Shënkoll, por duhet ta pranojmë se atje nuk luhet futboll. Një fushë që i ka të gjitha gjërat brenda dhe ndonëse ne do të shkojmë për të luajtur futboll, e shoh të vështirë marrjen e pikëve.
© shkodrasport.com